Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan.
Lajmin e konfirmon zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti njofton: “Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë.
Në aksident janë përfshira tri automjete dhe katër persona janë lënduar.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Njësiti i Trafikut Rajonal është aktivizuar.”





