Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e shënimit të Ditës së Verës. ‘Gëzuar Ditën e Verës!
Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë.
Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare!’, tha ai në urimin në Facebook.
Dita e Verës është një festë tradicionale që simbolizon rilindjen e natyrës dhe lidhjen e ngushtë të shqiptarëve me kulturën dhe traditat.





