Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht në paraburgim, ka deklaruar para gjykatës se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.
Psikologia Atifete Syla ka thënë se mund të ketë përjetuar një gjendje emocionale të rënduar, lidhur me tragjedinë që i ndodhi vëllait dhe izolimin nga spektaklet televizive për gjashtë muaj.
Ajo shtoi se ai mund të vuajë nga stresi posttraumatik, por gjendja emocionale e tij nuk e justifikon sjelljen e tij.





