Tragjedi në Gjilan: Burrë vdes pas sulmit të rëndë, dërgohet në obduksion

Një burrë ka humbur jetën të premten, pasi që nga gushti i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar më herët pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *