Komisioni hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka vendosur, me shumicë votash, që intervistimi i Toska Gegës, menaxhere në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.
Kërkesën për mbylljen e intervistimit e paraqiti vetë Gega, e cila arsyetoi se gjatë dëshmisë do të trajtohet një çështje që përfshin një të mitur. “Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbyllura për arsye se në pyetje është një i mitur”, tha ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pjesa e parë e intervistimit, e cila sipas tij është më e përgjithshme, të zhvillohet në seancë të hapur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

