Presidentja Shiroka Pula promovon dialogun dhe barazinë në aktivitetin ‘Let’s Talk 2026’

0
12
- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “Let’s Talk 2026”.

Në këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se dialogu na afron, na ndihmon t’i kuptojmë përvojat e të tjerëve dhe të kapërcejmë barrierat që na ndajnë.

Ajo vlerësoi se pikërisht kjo mundësi krijohet nga “Let’s Talk”, si një hapësirë ku njerëzit flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që dëshirojnë të shohin në shoqëri.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se barazia nuk matet vetëm me të drejtat e njohura me ligj, por edhe me mundësitë që secili ka në jetën e përditshme për të vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas saj, secili ka përgjegjësi të mos lejojë që paragjykimet të bëhen pengesë për të tjerët.

Në përmbyllje, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Shiroka Pula theksoi se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here