Gjykata Supreme e refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Ramadan Morinës

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit Ramadan Morina, kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit.

Me këto vendime, të pandehurit iu kishte vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj, për shkak të dyshimit se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjykata Supreme, sipas njoftimit të lëshuar për media, ka vlerësuar se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit, duke marrë parasysh rrethanat e rastit.


- Advertisement -

Ramadan Morinës i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, akuzohet për krime lufte.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *