Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: ‘Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’ si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Gjykata vlerëson se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
