Presidenca ka paraqitur komentet në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, njoftoi se këto komente janë hartuar në bashkëpunim me një numër ekspertësh me përvojë. ‘Presidenca i ka dorëzuar komentet e përgatitura nga ekipi ligjor i Presidentes në bashkëpunim me një numër ekspertësh me përvojë’, deklaroi Kupina.





