Në grupin ‘Mërgata me Kryeministrin’, po bëhet thirrje që në mënyrë të organizuar të kërkohet dorëheqja e Presidentes Vjosa Osmani.
Konkretisht, kjo thirrje vjen nga një profil me emrin Avni Ukshini.
Përmes një postimi në këtë grup, kërkohet ‘reagim’ nga ana e qytetarëve.
Sipas këtij postimi, thuhet se Osmani ka bërë shkelje kushtetuese. ‘Presidente jep dorëheqje.
Na ke zhgënjyer me 6 mars.
Ti e shkele kushtetutën.
Nuk të besojmë më’, është mesazhi që përdoruesi i Facebook-ut, Avni Ukshini kërkon të shpërndahet edhe në profilin e vetë Presidentes Osmani. ‘Vetëm përmes reagimit të organizuar, të qetë dhe të përgjegjshëm, zëri i qytetarëve mund të dëgjohet dhe demokracia të mbrohet’, shkroi përdoruesi Ukshini.
Ky postim, i bërë më 9 mars, ka marrë 671 reagime, 149 komente dhe 62 shpërndarje.
Vlen të theksohet se gjuha e përdorur nëpër komente është shumë e ulët.
Kjo fushatë duket e ngjashme me atë të publikuar pak më parë.
