Evakuimi masiv në Dresden: 18 mijë banorë të detyruar të largohen për shkak të bomby 250 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 18 mijë banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në qendër të Dresdenit pas gjetjes së një bombe britanike 250 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, gjatë punimeve në një urë pranë bregut të lumit Elbe.

Operacioni u konsiderua si evakuimi më i madh që është kryer ndonjëherë në këtë qytet të Gjermanisë Lindore.

Siç raportojnë mediat, operacioni filloi rreth orës 09:00 dhe morën pjesë mbi 400 policë, si dhe u përdorën helikopterë dhe dronë për të siguruar largimin e banorëve dhe mbylljen e zonës.


- Advertisement -

Qëllimi ishte që shtëpitë, dyqanet, shkollat, shtëpitë e pleqve dhe zyrat në një rreze prej një kilometri të ishin larg nga rreziku.

Mes ndërtesave të prekura janë edhe monumente historike të qytetit, përfshirë pallatin Zwinger dhe Kishën e Shën Mërisë (Frauenkirche).

Policia njoftoi se bomba e neutralizuar do të transportohet në një qendër të specializuar për t’u shkatërruar në mënyrë të sigurt.

Kjo nuk është hera e parë që Dresdeni përballet me bomba të Luftës së Dytë Botërore: në janar dhe gusht të vitit 2025 u gjetën dhe u neutralizuan edhe disa bomba të tjera.

Qyteti u bombardua rëndë nga forcat Aleate më 13-14 shkurt 1945, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *