Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të nxjerrë mësime nga kjo humbje dhe të përmirësohet në mënyrë që të mos përsërisin më të njëjtat gabime. “Dardanët” përfunduan në vazon e tretë për shortin e “Euro 2028” pas humbjes së dhimbshme në udhëtim ndaj Irlandës me rezultatin 3-0.

