Kosova Pëson Disfatë 3-0 ndaj Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve

0
3
- Advertisement -

Kosova e mbylli me një humbje 3-0 përballjen me Republikën e Irlandës, në ndeshjen e fundit të Ligës B të Ligës së Kombeve, duke humbur mundësinë për të siguruar play-offin për promovim në Ligën A.

Golat për Irlandën u shënuan nga Troy Parrott, i cili realizoi dy gola nga penalltia, ndërsa Jack Moylan shënoi një tjetër gol.

Pas ndeshjes, janë publikuar edhe vlerësimet individuale të futbollistëve, ku notat më të larta në radhët e “Dardanëve” i morën Leon Avdullahu dhe portieri Arijanet Muriqi, të dy me nga 7.4.

Pas tyre, u renditën Ilir Krasniqi me notën 7.1 dhe Fisnik Asllani me 7.0.

Dion Gallapeni u vlerësua me 6.9, ndërsa Vedat Muriqi dhe Elvis Rexhbeçaj morën nga 6.5.

Në anën tjetër, notën më të ulët e mori Kreshnik Hajrizi, me 5.0, i cili u përjashtua me karton të kuq.

- Advertisement -

Lindrit Kamberi u vlerësua me 5.4, Mërgim Vojvoda me 6.0, ndërsa Lindon Emërllahu me 6.3.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here