Reperja shqiptare, Rina Balaj, ka ndarë në InstaStory një mesazh lidhur me kuptimin e 8 Marsit, duke theksuar dallimin mes Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe Ditës së Nënave.
Në postimin e saj, ajo shkruan se 8 Marsi është një ditë që feston të gjitha gratë dhe vajzat, duke vënë në pah forcën, kontributin dhe të drejtat e tyre në shoqëri – dhe jo vetëm rolin e tyre si nëna. “International Women’s Day – 8 Marsi është Dita e Gruas.
Kjo ditë është për të gjitha gratë dhe vajzat, jo vetëm për nënat”, thuhet në mesazhin e publikuar nga artistja.
Ajo shton se Dita e Nënave është një festë tjetër, e cila i dedikohet veçanërisht nënave dhe sakrificës së tyre.
Në fund të postimit, Balaj e përmbledh mesazhin me një fjali të thjeshtë: “Pra shumë thjesht: 8 Marsi = dita e çdo gruaje”.
