Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka mohuar se partia e saj ka bërë ‘shantazh’ për postin e presidentit/es.
Ajo theksoi se një parti me 22 vota nuk mund të bëjë shantazh për këtë post.
Deliu gjithashtu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e interesuar në zgjidhjen e situatës, duke theksuar tendencën drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Deliu gjithashtu sqaroi përpjekjet e partisë së saj për gjetjen e një zgjidhjeje politike konsensuale. ‘Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e interesuar për të gjetur zgjidhje, sikundër ne kemi bërë përpjekje serioze,’ – u shpreh ajo.





