Policia në Prishtinë po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të kërkuar për përfshirje në veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Personi i dyshuar është shfaqur në fotografinë e publikuar nga policia.
Nëse keni informacion rreth identitetit të tij, ju lutemi kontaktoni policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.





