Në Komandën Qendrore të SHBA-së u zhvillua një takim informues mbi operacionet kundër Iranit, ku morën pjesë Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Admirali Brad Cooper dhe Presidenti Donald Trump.
Hegseth u shpreh se fuqia e sulmeve ndaj Iranit do të rritet, duke shtuar se leja e Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e bazës ushtarake Diego Garcia do të ndihmojë në intensifikimin e sulmeve.
Kryeministri britanik Starmer njoftoi se janë dërguar katër avionë luftarakë shtesë për t’u bashkuar me skuadronin britanik në Katar.
Bashkë me këtë, Mbretëria e Bashkuar ka lejuar SHBA-në të përdorë bazat britanike për operacione mbrojtëse.





