Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për President të vendit.
Vendimi i LVV-së për dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, është mesazh se kryeministri Albin Kurti po do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se Kurti zgjodhi krizën dhe interesin e tij politik mbi interesin e shtetit.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ky veprim i LVV-së është shenjë se Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.





