Festivali i njohur i muzikës Sunny Hill ka njoftuar se biletat për edicionin e sivjetmë ‘Believer’ do të dalin në shitje shumë shpejt.
Numërimi mbrapsht është nisur dhe raundi i parë i biletave hapet nesër.
Pas këtij raundi, festivali zakonisht zbulon headliner-in e njërës nga netët.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bernicë të Epërme, në Prishtinë.
Fansat presin me padurim për emrat e artistëve pjesëmarrës që do të shfaqen.
Sunny Hill Festival ka bërë Kosovën një destinacion tërheqës për muzikën ndërkombëtare.





