Hygerta Sako duket se është rikthyer në punë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.
Bukuroshja nga Durrësi ka postuar një foto nga stadiumi i FK Partizani Tirana, duke shkruar: ‘Më në fund në stadium’.
Ajo gjithashtu ka hapur një seksion pyetje-përgjigje në rrjetet sociale për të ndarë eksperiencën e saj në BBVK dhe miqësitë pas përfundimit të aventurës.
Hygerta ishte finalistja e pestë në këtë edicion, duke fituar simpatinë për karakterin e fortë dhe debatet e argumentuara të saj.





