Reperi Mossi kërcënon pas sulmit ndaj gazetarit: ‘Dua gjak e mish’

Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Mossi, ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Meqenëse e paralajmëroi se nuk do të ndalet me kaq, reperi ferizajas i ka bërë kërcënime të reja.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Mossi ka thënë se do gjak e mish. ‘Normal unë dua gjak, dua të shoh mish nuk jam kangur me u rrah me grushta por pasi ke ti u bë një përjashtim i cili s’ka me u bë’, shkruan ai.


- Advertisement -

Tutje vazhdoi: ‘Të shohim sërish kush është cekëll a çka është se edhe kokën e enjtur edhe akoma duke folur’.

Mossi duhet theksuar se është akoma në arrati.


- Advertisement -