Të akuzuarit për shpërthimin në lokalin ‘Sekiraqa’ mbrohen në heshtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën janë mbrojtur në heshtje gjashtë të akuzuarit për shpërthimin në lokalin ‘Sekiraqa’ më 2007, ku kishin mbetur të vdekur dy persona.

Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi dhe Mehmet Mehmeti akuzohen se më 24 shtator 2007 në bashkëkryerje më Besnik Hasanin, Shpend Qerimin dhe me ndihmën e Afet Dalloshit, pretendohet se kishin vendosur dhe shpërthyer një mjet plasës në objektin e lokalit ‘Sekiraqa’, në bulevardin ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtij shpërthimi kishin humbur jetën N.M., dhe P.S., dhe ishin lënduar disa persona të tjerë, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.


- Advertisement -


- Advertisement -