Deputeti i LDK-së Kujtim Shala: S’kemi diskutuar për emra të veçantë për presidencën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur para mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ai u pyet nga gazetarët nëse është diskutuar emri i Vjosa Osmani për presidente në takimin e zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shala deklaroi se ende nuk është diskutuar për emra të veçantë. ‘Jo, s’kemi diskutuar për emra të veçantë.


- Advertisement -

Por për zgjidhje në parim do të bisedojmë sot dhe pas takimit do të merrni një deklaratë formale,’ tha Shala, raporton Klankosova.tv.


- Advertisement -