Paralajmërimi për mbledhjen ishte për orën 12:00, por Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar me një orë vonesë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në mbledhje dhe pritet të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Mbledhja nisi me intonimin e himnit kombëtar dhe fjalën e mori kryetari i partisë, Kurti.





