Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është mirëpritur sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Pas takimit, kryeparlamentarja njoftoi përmes një postimi në Facebook, se me Spiropalin kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.
Elisa Spiropali gjatë ditës zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe homologun e saj, Glauk Konjufca.





