Komisionerja Evropiane propozon largimin e tarifave të roamingut në Ballkanin Perëndimor

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka propozuar fillimin e bisedimeve me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përfshirë ato në vendet pa roaming.

Ajo përmes një postimi tha se tarifat e roamingut janë problem në të gjithë Ballkanin Perëndimor. ‘Për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që telefonojnë të dashurit jashtë vendit.

Faturat surprizë gjatë udhëtimit janë diçka që nuk e pranojmë më në BE.


- Advertisement -

Sot, propozuam të fillojmë bisedimet për ta zgjeruar këtë në Ballkanin Perëndimor’, shkroi Kos.


- Advertisement -