Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash u takua me drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.
Misioni i NATO-s në Kosovë informoi për takimin në një postim në Facebook.
Takimi ofroi Komandantit një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në rajon dhe angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.





