Sulmuesi i Irlandës, Adam Idah, ka theksuar se përfaqësuesja e tij ka nxjerrë mësime të rëndësishme nga humbja 1-0 ndaj Kosovës në Prishtinë.
Ai ka njoftuar se ekipi është përgatitur ndryshe për duelin e kthimit që do të zhvillohet në Dublin.
Idah ka pranuar se në ndeshjen e parë Irlanda kishte një qasje shumë defensive dhe nuk arriti të shfrytëzojë potencialin e saj sulmues. “Kur luajtëm kundër Kosovës për herë të parë, ndoshta ishim paksa shumë të orientuar drejt mbrojtjes dhe nuk sulmuam me atë që mundëm”, ka deklaruar ai për “RTÉ Sport”.
Sulmuesi irlandez gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me Troy Parrott dhe Jack, duke theksuar se në ndeshjet e fundit kanë arritur të tregojnë më shumë nga potenciali i tyre ofensiv.
Idah ka qenë titullar në katër nga pesë ndeshjet e Irlandës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke shënuar ndaj Izraelit dhe duke asistuar për golin e Parrottit kundër Austrisë.
Ndërsa në Prishtinë ishte aktivizuar nga banka rezervë.

