Një bashkëpunim që po bëhet menjëherë temë bisedash dhe po ngjall emocion të jashtëzakonshëm tek fansat e muzikës shqiptare është kënga ‘Gun Shoot’ ku Stresi i ka dhënë mundësinë njërit prej talenteve më të rinj dhe më të spikatur të muzikës, Real Brida.
Ky projekt ka vënë në dukje jo vetëm potencialin e Real Brida si artist, por gjithashtu shpalos vëmendjen e Stresit për talentet e rinj, duke i hapur mundësi që të shfaqin aftësitë e tyre në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ka qenë Stresi ai që e ka ftuar duke parë potencialin e madh të Real Brida që të jetë pjesë e albumit të tij.
Kjo këngë dhe bashkëpunim po ecën mjaft mirë dhe po bën shumë zhurmë në gjithë trojet shqiptare.
Ky projekt është realizuar falë mbështetjes së Techpro Records, një studio dhe label muzikor që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e Stresit dhe ka ndihmuar në formimin e sukseseve të mëdha që ai ka arritur në vitet e fundit.
Techpro Records ka studiot e saj të specializuara në Romë, Itali, ku Stresi ka prodhuar muzikën e tij prej vitit 2022, përfshirë dy nga albumet e tij më të suksesshëm që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.
Kjo studio ka qenë një hapësirë kreative dhe profesionale për artistët që punojnë me Stresin, duke ofruar kushte ideale për prodhim cilësor dhe bashkëpunime të forta muzikore.
Për Real Brida, ky është një hap i madh përpara në karrierën e tij, shqiptar por i lindur në Modica, Sicili, dhe vetëm 25 vjeç, ky artist ka arritur të kapë menjëherë vëmendjen me stilin dhe performancën e tij të veçantë.
Pas pjesëmarrjes në një kontest të organizuar nga Techpro Records dhe Stresit, këngëtari ka treguar se është gati për të bërë një hap të madh në muzikë.
