Zjarrfikësit e stacionit të Kaçanikut punojnë me vështirësi për t’i shpëtuar qytetarët nga zjarret dhe emergjencat, përballën me mungesa logjistike dhe financiare që po vështirësojnë punën e tyre.
Problemet fillon nga mungesa e pajisjeve bazë si shkallë të pamjaftueshme dhe kamionë të vjetër, duke e bërë kështu punën e tyre më sfiduese.
Mungesa e personelit dhe mos-pagimi i orëve shtesë i ka dobësuar punonjësit, ndërsa sindikata thekson se problemet e zjarrfikësve nuk trajtohen si prioritet.
Komuna e Kaçanikut ka ndarë fonde për ndërtimin e objektit të ri të zjarrfikësve, ndërsa drejtori i emergjencave premton rimburësimin e pagave të prapambetura dhe orëve shtesë.
Mungesa e analizës së rrezikut dhe koordinimit po krijojnë konfuzion dhe pengesa në menaxhimin e emergjencave.
Rastet e vdekjes gjatë punës janë të shpeshta për shkak të kushteve të papërshtatshme.
