Grupi i 18 të arrestuarve gjatë protestës së 20 shkurtit janë liruar duke u caktuar masat e sigurisë ‘detyrim për paraqitje’, sipas raportit të A2 që transmeton Klankosova.tv.
Veprimet e policisë pas protestës janë monitoruar nga Avokati i Popullit, i cili ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës për të marrë dëshmitë nga personat e ndaluar.





