Dua Lipa në Paris për të punuar në muzikë: Fansat në pritje të materialeve të reja

Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio.

Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja.


- Advertisement -

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje.

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024.


- Advertisement -