Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.
Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.
Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.
Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.





