Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të shtunën se priste që barra tarifore mbi ekonominë gjermane të ishte më e ulët pas vendimi ttë Gjykatës Supreme të SHBA-së që rrëzoi një pjesë të madhe të tarifave tregtare të presidentit Donald Trump.
Merz gjithashtu theksoi se do të kishte bisedime me Uashingtonin për të mbështetur kompanitë gjermane në rikuperimin e miliardave të humbura.
Bashkimi Evropian do të koordinohet ngushtë përpara udhëtimit të tij në Amerikë, tha ai.





