PD organizoi këtë të premte protestën e katërt kombëtare në Tiranë, ku disa protestues hodhën molotov drejt policisë te Kryeministria dhe Parlamenti.
Forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.
Deputetët e PD-së kanë mbërritur te Komisariati i Policisë Nr. 1, ku shoqëruan disa protestues.
Një prej tyre pretendohet se është dhunuar nga policia.
Kryetari Bardhi deklaroi se ambulanca mori protestuesin për ta dërguar në spital.
Në total, janë shoqëruar rreth 41 protestues.





