Kosova Kujton 18-Vjetorin e Pavarësisë me Unitet dhe Krenari

- Advertisement -

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, një ditë që simbolizon sakrificën, guximin dhe unitetin e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.

Figurat publike kanë shprehur përmes rrjeteve sociale dashurinë dhe respektin për vendin dhe historinë e tij.

Këngëtari Labinot Rexha është një nga ta që ka ndarë mesazhin e veçantë për këtë përvjetor, duke kujtuar jo vetëm rëndësinë e datës historike, por edhe unitetin dhe krenarinë që e bashkon gjithë kombin.

- Advertisement -

Në postimin e tij, Rexha shpreh urimet për vendin, për familjet shqiptare dhe për të gjithë ata që e duan Kosovën.

Postimi i plotë i Labinot Rexhës: 17 Shkurti – dita e krenarisë kombëtare.

Sot kujtojmë sakrificën, unitetin dhe rrugën tonë drejt shtetit të lirë.

Zoti e bekoftë vendin tonë, familjet tona dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *