Në Prishtinë u organizua Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Platforma ‘Liria ka emër’ mblodhi mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi.
Marshi u hap nga reperi Lyrical Son me performancën ‘Ushtria Çlirimtare’, ndërsa morën pjesë edhe Ilir Shaqiri me djalin Korab dhe nipin e tij.
Performancat tjera sollën emocione dhe lot tek pranishmit, ndërsa edhe këngëtarja Leonora Jakupi ishte e pranishme në protestë.





