Riatdhesimi i Eva Dumanit nga Kampi në Siri dhe Historia e Grave Shqiptare në Siri

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë mundësuar riatdhesimin e Eva Dumanit, e cila prej disa vitesh ndodhej në një kamp në Siri.

Në një mision të mëparshëm riatdhesimi, ajo kishte refuzuar të largohej nga kampi, ndërkohë që në atë kohë ishte rikthyer në Shqipëri vëllai i saj, transmeton Klankosova.tv.

Eva dhe Endri Dumani ishin mes rreth 80 grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, pas rënies së të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.


- Advertisement -

Ata kishin mbetur pa përkujdesje familjare pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tyre, Mendije Dumani, e cila kujdesej për ta.

Lidhur me këtë, gazetari Vullnet Krasniqi tha në ‘Ora Shtatë’ se historia e Evës shpjegon historinë e shumë grave shqiptare që kanë shkuar në Siri.

- Advertisement -