Në episodin më të fundit të Big Brother VIP Kosova, është publikuar një klip që tregon disa nga momentet e tensionuara mes Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Diskutimet kanë qenë kryesisht për ndjenjat dhe pëlqimin që Elijona kishte shprehur për Klodin, por situata ka marrë një kthesë surprizuese.
Konkurrentja u shpreh hapur se po tërhiqet nga pëlqimi për të, edhe pse kjo është një proces që kërkon kohë:
“Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë. Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr. Ne jemi sqaruar me Klodin. Unë e kam tërhequr pëlqimin, edhe pse është proces,” tha ajo.
Elijona shtoi se tani po e sheh situatën më shumë si marrëdhënie shoqërore, duke theksuar:
“Shumica kanë qejf të na ndajnë.”
Nga ana tjetër, Klodi vazhdon të përballet me akuzat se po flirton si me Elijonën, ashtu edhe me Benitën. Kjo e fundit, megjithëse ka një lidhje jashtë, gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodin, duke shtuar më shumë tension në shtëpinë e Big Brother VIP.
Situata mes tyre duket se po bëhet më komplekse me çdo episod, dhe fansat e show-t presin me padurim zhvillimet e reja.
