Artistja e njohur e muzikës folklorike ka pësuar një humbje të rëndë në familjen e saj, me largimin e babait të saj.
Bashkëshorti i saj, Albert Limani, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë moment të vështirë në një postim të ndjeshëm në Instagram.
Ai ka shkruar: “Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Zoti në xhehnet, Ramadan Gashi (babush)”.
Albert Limani gjithashtu ka ndarë një foto të përbashkët me vjehrrin e tij të ndjerë.
Deri tani, artistja nuk ka reaguar zyrtarisht për largimin e babait nga jeta.





