Stine ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Në nisje të spektaklit, ky vendim u kumtua nga vetë këngëtari, i cili pohoi se dëshiron të largohet nga shtëpia për t’u tërhequr përfundimisht nga gara për çmimin e madh. “E kam thënë disa herë arsyen.
Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu.
Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më.
Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës.
Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal”, ka deklaruar ai. “U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”. “Big Brotheri im është koha që do të kalojë kohën me familjen time, me vajzën time”, ka potencuar ai mes tjerash.
Vendimi i tij ishte përfundimtar dhe ai nuk vendosi që të vazhdojë më rrugëtimin e tij në këtë garë, duke e përmbyllur kapitullin në spektakël këtu.
Ai ka qenë një lojtar i cili i dha tejet dinamikë edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
