Një ngjyrë, stil i fuqishëm dhe vetëbesim që nuk blihet me vite.
Edhe pse në tapetin e kuq gjithmonë kërkohet një “fytyrë e re” që me stilin e saj të errësojë të tjerët, ceremonia e ndarjes së çmimeve të revistës WWD dëshmoi se Hollywood-i ende u përket zonjave me përvojë.
Tre gra, një ngjyrë dhe i njëjti rezultat: dominim absolut mbi konkurrencën më të re.
Me një sharm që vjen vetëm me vitet, përvojën dhe vetëbesimin, këto tri gra mbajtën një masterklas të vërtetë se si vishet eleganca pas të pesëdhjetave.





