Aktorja franceze Brigitte Bardot është varrosur në Saint-Tropez, ku jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga bota e kinemasë në kulmin e famës së saj.
Ceremonia mortore filloi me këngën ‘Ave Maria’ nga Maria Callas në kishën e Notre-Dame-de-l’Assomption në prani të bashkëshortit të saj Bernard d’Ormale, djalit Nicolas-Jacques Charrieri, nipërve dhe mbesave dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me të birin.
Ajo kurrë nuk donte të bëhej nënë dhe e krahasonte shtatzëninë me një tumor.
Ajo ia besoi rritjen e të birit ish-bashkëshortit të saj, Jacques Charrier, me të cilin ishte e martuar nga viti 1959 deri në vitin 1963.
Megjithatë, Nicolas-Jacques Charrier mbërriti në funeralin e saj dhe vendosi lule me mbishkrimin ‘Për Nënën’, i cili ishte një moment veçanërisht emocionues për të gjithë të pranishmit.
Qindra fansa të saj u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën e saj në ekranet LED të vendosura në port dhe në sheshe.
Në funeral morën pjesë shumë figura të famshme, përfshirë themeluesen e partisë franceze të krahut të djathtë, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen.
