Higjiena në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka qenë temë diskutimi, jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjetet sociale.
Ndjekësit e formatit kanë kritikuar mungesën e kujdesit për hapësirat e përbashkëta, përmendur pamjet e çrregullta dhe mbeturinat në shtëpinë luksoze.
Vëllai i Madh ka ndërmarrë masa për të reaguar, duke zbritur çmimin prej 173,000 eurove në 171,000 euro pas alarmit të aktivizuar për higjienën.
Nëse nuk rritet përgjegjësia për pastërtinë, vendimi për zbritje do të aplikohet çdo të diel, për të ruajtur prestigjin e garës.





