Dy personat e plagosur nga shtënat me armë zjarri në Podujevë po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK.
Naser Syla, Drejtori i Emergjencës në QKUK, ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv.
Ai njoftoi se të lënduarit janë të moshës së re dhe jashtë rrezikut për jetë. ‘Gjendja e tyre është stabile,’ tha Syla.





