Albin Kurti viziton policët dhe ushtarët në natën e Vitit të Ri: Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese për detyrën fisnike

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë festës së Vitit të Ri, vizitoi policët dhe ushtarët e Kosovës në natën e ndërrimit të moteve.

Ai shprehu vlerësimin e lartë për angazhimin e tyre dhe uroi për shëndet, mbarësi dhe suksese të vazhdueshme.

Kurti gjithashtu theksoi kontributin e tyre në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

- Advertisement -

Në orën 00:00, ai takoi edhe ushtarët e FSK-së, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Ushtarët u cilësuan si garanci për paqen dhe sigurinë e vendit.

Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të palëkundur, ushtarët tanë mishërojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe përgjegjësisë për sigurinë e Republikës sonë. Ata janë garanci për paqen në vend dhe për një të ardhme të sigurt të Republikës”, tha kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -