Incident me armë zjarri në Prizren gjatë natës së Vitit të Ri, dy persona të përfshirë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës së ndërrimit të moteve në Prizren. Sipas raportimeve nga Indeksonline, cak i sulmit kanë qenë dy persona, transmeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihen motivet e incidentit dhe as nëse ka persona të lënduar. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, e cila deri më tani ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë lidhur me rastin.

Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët.


- Advertisement -


- Advertisement -