Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin në rastin për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëakuzuarve të tij, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e ka dënuar Thaçin me 17 muaj burgim, ndërsa Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun me nga 12 muaj burgim.
Megjithatë, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, dënimet e Smakajt dhe Fazliut janë konsideruar të shlyera dhe të dy janë liruar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

