35-vjeçari mbajt peng prindërit me thikë në Himarë: Detajet e ngjarjes dhe ndërhyrja e policisë

Një 35-vjeçar në Himarë ka mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një thike.

I dyshuari i kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin.


- Advertisement -

Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i hequr mjetin prerës, çka bëri të mundur shpëtimin e dy prindërve pa lëndime.

Më pas, 35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, si dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *