Një 21-vjeçar shqiptar nga Austria është dënuar me 15 vjet burg, pasi u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi xhihadist ndaj një koncerti të Taylor Swift në Vjenë, gjatë turneut të saj “Eras Tour” në gusht të vitit 2024.
Beran A u arrestua pak para koncertit të parë nga tre shfaqjet e planifikuara në stadiumin ‘Ernst Happel’ në Vjenë, pas një informacioni të ardhur si sinjalizim nga CIA.
Taylor Swift kishte deklaruar më herët se rasti i kishte sjellë “një ndjenjë të re frike”, ndërsa anulimi i koncerteve i kishte lënë edhe “një ndjenjë të madhe faji”.
Prokurorët thanë se Beran A ishte radikalizuar dhe kishte bërë betimin e besnikërisë ndaj Shtetit Islamik (IS).
Një psikiatër i gjykatës, Peter Hoffmann, deklaroi se i akuzuari nuk shfaqte shenja sëmundjeje mendore dhe se nuk kishte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.
Procesi gjyqësor u zhvillua në Wiener Neustadt, në jug të Vjenës.






